Vuçiq ankohet për serbët e Kosovës në SHBA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha për TV Pink (të Serbisë) se nuk ishte në SHBA për t’iu kundërvënë asaj dhe se është i kënaqur me përmbajtjen, tonin dhe me mënyrën e komunikimit me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence.

Për shumicën e çështjeve, tha Vuçiq, kemi pasur përputhje pikëpamjesh me zëvendëspresidentin amerikan.
“Ai më kuptoi mirë se për çfarë flisja. Natyrisht se temë bisede ishte edhe Kosova” u shpreh ai.

“Fola se nga viti 1999 deri më 2008, deri te njohja e pavarësisë së Kosovës dhe se si ndihen serbët, se ndihen të harruar e të lënë pasdore, ndonjëherë edhe të poshtëruar”, tha Vuçiq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediet e Beogradit citojnë Vuçiqin të ketë thënë se kishte biseduar se si “kjo situatë të balancohet, që të gjithë të jenë të pakënaqur ose ngapak të kënaqur. Se kështu për rajonin do të ishte më mirë sesa të gjithë të jenë të kënaqur, ndërsa vetëm serbët të ndihen të poshtëruar”-u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

I pyetur nëse në takim është bërë fjalë për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi ose djegien e ambasadës së SHBA në Beograd, Vuçiq është përgjigjur se Pence ishte korrekt dhe se nuk kishte dashur ta qesë në situatë të pakëndshme.

“Ne e dimë cilat janë detyrimet tona dhe në asnjë moment nuk ikur nga detyrimet e Serbisë në rastin Bytyçi”, është shprehur Vuçiq, por dëshiroj ta mbrojë dhe ta ruaj nga fyerjet e disa avokatëve.
“Njerëzit e ndiejnë se SHBA nuk janë armiq të Serbisë dhe se duhet të kemi qëndrim pozitiv ndaj Shteteve të Bashkuara”, ka thënë ndër të tjera presidenti serb, raportojnë mediet e Beogradit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?