Vullkani “Agung”, alarm për katastrofë të pashmangshme

Frika për një shpërthim të madh të vullkanit Agung në Bali, është rritur ndjeshëm dhe zona e evakuimit është zgjeruar në një rreze prej 10 km.

Autoritetet indoneziane aktivizuan nivelin më të lartë të alarmit mëngjesin e së hënës, për shkak të mundësisë së një katastrofe të pashmangshme.

Aeroporti i ishullit u mbyll, duke lënë mijëra vetë të bllokuar në destinacionin turistik. Tym i zi, hi dhe zjarr janë parë të dalin nga maja e malit 3400 metra të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët të qëndrojnë larg mbetjeve vullkanike, të cilat janë parë poshtë malit. Sipas tyre, shpërthimet e herëpashershme dëgjoheshin deri ne 12 km larg malit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ekspertët vlerësojnë se vullkani duket se po hyn tani në fazën tjetër, atë të shpërthimit magmatike ku llava është e dukshme nga krateri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?