Walker: Vuçiç politikan i llojit të Millosheviçit

Ish shefi i Misionit Verifikues gjatë luftës në Kosovë, Wiliam Walker, ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiç të zgjohet, e di të vërtetën për atë se çka ka ndodhur gjatë luftës.

Walker iu është përgjigjur sot në një intervistë për Televizionin T7, presidentit serb, Aleksandër Vuçiq që deklaroi se Walker kishte inskenuar masakrën e Reçakut.

“Nuk e di se ku bazohet ai. Më duket e çuditshme, se si 21 vjet pas flasin ende për mua në Beograd. Në ato mënyra më ka përshkruar edhe Millosheviç. Por, 21 vjet pas, presidenti i Serbisë ende të flasë ashtu… ai e di të vërtetën që ndodhi Recak. Besoj se ishte ministër i informimit apo diçka e tillë në kohën e Millosheviçit. Pra, ai është politikan i llojit të Millosheviçit”, thotë Walker.

I njëjti tutje, ka ironizuar me Vuçiçin, duke e krahasuar atë me njerëzit që besojnë se toka është e rrafshët.

“Ka njerëz në këtë botë, që përkundër të gjitha provave apo shkencës, besojnë që toka është e rrafshët. Ne ishim në Hënë dhe pastaj filluan të dyshojnë se ne kemi shkuar atje. Ky për mua është Vuçiç. Ai beson në tokë të rrafshët, apo që ne nuk kemi shkuar në Hënë, apo që masakra e Recakut asnjëherë nuk ka ndodhur. Por jam i sigurt që ai e din që masakra ka ndodhur. Ai ishte pjesë e komandës. Ai mund të me quajë si të dojë. Mund t’i thotë mbështetësve të tij se jam mashtrues global, se jam gënjeshtar dhe gjithçka cka më ka thënë. Ai ka gjëra më të mira për të bërë në jetën e tij 21 vite pas asaj që ishte një akt makabër nga forcat serbe”, ka deklaruar ai.

SHKARKO APP