WSJ: Rusia dhe Turqia mund të nxisin konflikte në Ballkan
Është shumë e mundshme që kriza e ardhshme e Evropës mund të ndodhë në Ballkan, nën ndikimin e Rusisë dhe Turqisë.
Prestigjiozja amerikane “Wall Street Journal”, shkruan se nëse kjo do të ndodhë, BE mund të lëkundet në thelb.
Rusia dhe Turqia konsiderohen si aktorë kryesorë në këtë pjesë të Evropës dhe gjithashtu shkaktarët kryesor të krizës së mundshme.
“Rusia dhe Turqia do të inkurajojnë përfaqësuesit e tyre në Ballkan, në Serbi dhe Shqipëri, për t’i ndihmuar ata të riorganizojnë kufijtë e rajonit”, raporton WSJ.
Gazeta raporton se qeveria e Serbisë, me mbështetjen e Rusisë, mund të aneksojë një pjesë të Bosnjës të populluar nga serbët.
Sa i përket Shqipërisë, mbështetja turke mund të ndihmojë Shqipërinë që të aneksojë Kosovën, në të njëjtën mënyrë si Serbia do të bëjë në Bosnjë.
Megjithatë, WSJ shpjegon se ky skenar nuk ka shumë gjasa të ndodhë, pasi që do të ishte e vështirë për këto dy vende që të bien dakord mbi kufijtë e rinj.
Për më tepër, WSJ thekson se Perëndimi duhet të shqetësohet për ndikimin turk në Ballkan, pasi Turqia po bashkëpunon më ngushtë me Rusinë, edhe pse është anëtare e NATO-s “në letër”.
“Çdo vend i Ballkanit do të ishte më tepër pjesë e BE-së sesa të jetë aleate e Rusisë apo Turqisë”,raporton gazeta, por theksohet gjithashtu se shpresat e anëtarësimit në BE po veniten dhe se si Serbia dhe Shqipëria kanë paralajmëruar se nëse Perëndimi nuk do t’i japim mbështetje, do të zëvendësohen nga Rusia dhe Turqia.
“Ndonëse grindjet në Ballkan janë të parëndësishme krahasuar me problemet më të mëdha në vende të tjera, ajo që ndodh në Ballkan nuk qëndron gjithmonë në Ballkan. NATO dhe BE mund të tronditen në thelb nga një tjetër raund gjakderdhjeje në Ballkan dhe që kriza ka potencial për të ripërcaktuar marrëdhëniet SHBA-BE për dekada të tëra”, raporton WSJ, cituar nga “Europeanwesternbalkan”.
KOHA JONË SONDAZH

