Wuhan del nga izolimi, njerëzit morën autobusin apo taksinë për herë të parë pas 77 ditësh
Kanë kaluar më shumë se 24 orë që kur Wuhan, qyteti kinez ku u shfaq virusi, doli nga izolimi.
rreth 65,000 njerëz u larguan nga qyteti të mërkurën me tren dhe aeroplan. Brenda qytetit, 620,000 njerëz morën autobusin, varkë, taksi ose përdorën metro për herë të parë në 77 ditë.
Por gazeta shtetërore “China Daily” thotë se “Wuhan do të vazhdojë të zbatojë kontrolle të rrepta mbi komunitetet e banuara për të parandaluar një rikthim” – kështu që kontrollet e rrepta të temperaturës dhe veshja me forcë e maskave janë ende të zakonshme.
Qeveria kineze gjithashtu tani po rrit procedurat kombëtare për të vlerësuar njerëzit që janë asimptomatikë. Çdo rast i tillë duhet të raportohet brenda dy orëve nga zbulimi.
Por ndërsa Kina del prej muajsh kufizimesh shumë të rrepta, njerëzit që shpresonin të mund të ktheheshin përsëri në kinema dhe ambiente të tjera argëtuese, kanë mbetur të zhgënjyer
Ata ishin të hapur për disa ditë, por përsëri janë mbyllur me urdhër të qeverisë.