Xhihadistët komplot për të infektuar forcat e Policisë me koronavirus

Ministria e Brendshme në Tunizi deklaroi të premten se ndaloi dy persona, përfshirë një të dyshuar si xhihadist, të cilët po komplotonin të infektonin me koronavirus forcat e sigurisë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, i dyshuari si xhihadist, i liruar kohët e fundit nga burgu, ka tentuar të inkurajojë disa persona që mendohet të kenë virusin, të kolliten nëse kanë kontakte me policinë apo forcat e sigurisë.

Personi tjetër i arrestuar deklaroi se ishte udhëzuar që të kollitej sa herë që shkonte në stacionin e policisë, ku paraqitej në bazë të një urdhri gjykate. Ai iu nënshtrua testimit për të parë nëse ishte i infektuar me koronavirus apo jo.

SHKARKO APP