Ylli i televizionit, shpall kandidaturën përballë Vladimir Putin për zgjedhjet e marsit të ardhshëm

Zgjedhjet presidenciale në Rusi do të mbahen në marsin e vitit 2018. Por ka dalë kandidatura e parë që do të garojnë në këto zgjedhje përball Putin dhe nuk është një kandidaturë e zakontë, por vajza e mësuesit politike të Vladimir Putin. Ajo ka shpallur kandidaturën e saj presidenciale për zgjedhjet e marsit të ardhshëm dhe përballë do të ketë një kandidaturë të fortë siç është Putin.

Ksenia Sobchak, një yll i rrjeteve sociale dhe televizioneve, si dhe një gazetare liberale që ka marrë pjesë në protestat e opozitës, tha se po garon si një kandidate e protestave kundër të gjithëve.
Në vitet ’90, Putin ishte zëvendësi i babait të saj, Anatoly Sobchak, kryebashkiaku i Shën Pjetërburgut.
“Unë quhem Ksenia Sobchak, jam 36 vjeç dhe kandidoj për presidente. Kur isha një studente 18-vjeçare, Vladimir Putin u bë president dhe fëmijët që lindën në atë vit do të votojnë sot për herë të parë. Mendoni për këtë. Gjatë këtyre viteve është rritur një brez i ri, që dëshiron të shohë një Rusi të ndryshme, të qytetëruar dhe europiane”, tha Ksenia Sobchak, kandidate presidenciale.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

Sobchak tha se korrupsioni dhe vjedhjet e zyrtarëve rusë janë të papranueshme dhe se ajo vjen si kandidate e protestave për t’i dhënë fund këtyre fenomeneve.
Por, analistët mendojnë se kandidatura e saj sponsorizohet nga Kremlini për të rritur legjitimitetin e zgjedhjeve dhe për të ndarë opozitën liberale. Aleksei Navalny, figura më e njohur e opozitës në vend, zor se do të lejohet të kandidojë.
Kandidatura e Sobchak, e cila asnjëherë nuk e ka kritikuar hapur Putinin, sigurisht që zgjoi shumë dyshime. Vet gazetarja e njohur hodhi poshtë akuzat se mbështetet nga Kremlini dhe tha se kurrë nuk ka pasur kontakte me administratën për çështje të tilla.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?