Zaev: Hapim 80% të kapitujve të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE në 4 vitet e ardhshme

Kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka prezantuar programin e qeverisë së re, ku ndër të tjera ka folur edhe për negociatat me BE.

Pikërisht negociatat bënë që një vit më parë Zaev të jepte dorëheqjen dhe të shkrinte qeverinë, por Maqedonisë së Veriut bashkë me Shqipërinë iu dha drita jeshile në mars. Por me një ndryshim.

Maqedonia e Veriut s’ka asnjë kusht për t’u ulur në tryezën e parë ndërqeveritare, kurse Shqipëria ka para dhe pas saj 15.
Zaev premton se Maqedonia e Veriut në 4 vitet e ardhshme të qeverisjes së tij do të hapë 80% të kapitujve të negociatave.

”Qeveria e re është e përkushtuar në marrëveshjet e Prespës dhe atë me Bullgarinë, të cilat e bënë të mundur. Do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Do të vazhdojmë me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila është baza e bashkëjetesës ndëretnike. Përpara nesh është një periudhë në të cilën si shtet do të marrim shumë më tepër sesa do të japim. Ne jemi të përkushtuar të hapim 80 përqind të kapitujve të negociatave në katër vitet e ardhshme – tha Zoran Zaev-Kryetar i LSDM-së.

SHKARKO APP