Zaev kundër zgjedhjeve të parakohshme në Maqedoninë e Veriut: Pengojnë ekonominë, të përveshim mëngët deri në 2024

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev është deklaruar kundër zgjedhjeve të parakohshme në vend pas thirrjeve të liderit opozitar, Hristijan Mickoski.

Zaev thotë se zgjedhjet e parakohshme pengojnë ekonominë, prandaj zgjedhjet duhen mbajtur në vitin 2024 dhe deri atëhere duhet punuar.

Ndërkohë vetëm korrikun e kaluar u mbajtën zgjedhjet, ku partia e Zaev fitoi me një diferencë të ngushtë ndaj VMRO-DPMNE.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithë përplasja ka filluar për shkak të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, por dhe përplasjeve me Bullgarinë për integrimin europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne kemi nevojë për të ndaluar zgjedhjet e parakohshme, ato pengojnë ekonominë. Vendi ka një drejtim të qartë në të cilin po lëviz. Çdo drejtim i hershëm do të thotë ngadalësim i proceseve ekonomike. Zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2024 dhe deri atëherë të gjithë duhet të hapim mëngët dhe të punojmë”, tha Zoran Zaev.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?