Zaev mban mbledhje të Kryesisë të partisë, emërohet kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut (Emri)

Kryetari i LSDM-së dhe njëherazi kryeministri i vendit, Zoran Zaev, pas mbledhjes së Kryesisë së partisë tha se gjatë mbledhjes kanë vendosur që kryeministri teknik të jetë ministri aktual i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski. Ndërsa Milla Carovska, zv.kryeministre për Çështje Ekonomike. Zëvendësministër plotësues në Ministrinë e Brendshme, Sllavanka Petrovska, shef kabineti i deritanishëm i Spasovskit. Zëvendësministër për Punë dhe Politikë sociale, Sanella, shef i deritanishëm i kabinetit të Carovskës. Bojan Mariqiç, sekretar i ri për Marrëdhënie Ndërkombëtare i LSDM-së.

Zaev shtoi se në ligj nuk ka detyrim që parashikon koordinim paraprak me opozitën për emrin e kryeministrit teknik përveç koordinimit me partinë e dytë më të madhe në pushtet. Megjithatë ai shtoi se ka disa parime sa i takon zgjedhjes së ministrave teknik nga radhët e opozitës dhe qe kryesisht kanë të bëjnë me sundimin e ligjit. Emrat e dy ministrave teknike, atij të Brendshëm dhe atij për Punë dhe Politikë Sociale me propozim të opozitës, Zaev do ti mësojë nesër në takimin e liderëve me Hristijan Mickoskin, raporton Alsat M.

Takimi i liderëve për të vendosur për Qeverinë teknike, do të mbahet nesër në kompleksin Ilindenska.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?