Zarfi me helm i drejtohet Trump-it në Shtëpinë e Bardhë

Një zarf që përmbante helm ricin që i ishte drejtuar Presidentit të SHBA, Donald Trump është gjetur para se të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë, thanë zyrtarët për mediat amerikane.

Letra u zbulua në një strukturë shqyrtimi për postën e Shtëpisë së Bardhë në fillim të kësaj jave, thanë zyrtarët.

Ata pohuan se një substancë e gjetur brenda zarfit u identifikua si ricin.

Administrata Trump ende nuk ka komentuar mbi këto raporte.

Byroja Federale e Hetimit (FBI) dhe Shërbimi Sekret po hetojnë se nga erdhi zarfi dhe nëse të tjerë janë dërguar përmes sistemit postar të SHBA-së.

“Në këtë kohë, nuk ka ndonjë kërcënim të njohur për sigurinë publike,” – tha FBI për CNN në një deklaratë të Shtunën.

Një zyrtar i tha New York Times se hetuesit besojnë se pakoja ishte dërguar nga Kanadaja.

Raportet pohojnë se prania e ricinit u konfirmua pas testeve nga FBI.

Ricin është një substancë vdekjeprurëse që, nëse gëlltitet, thithet ose injektohet, mund të shkaktojë të përziera, të vjella, gjakderdhje të brendshme dhe përfundimisht dështim të organeve.

Asnjë antidot i njohur nuk ekziston për ricin.

Nëse një person është i ekspozuar ndaj ricin, vdekja mund të ndodhë brenda 36 deri në 72 orë, në varësi të dozës së marrë, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

SHKARKO APP