Zbardhen të dhënat e një tjetër studimi: Steroidet ulin rrezikun e vdekjes nga koronavirusi për 20%
Sipas një analize të bazuar në shtatë testime ndërkombëtare, trajtimi me steroide i pacientëve në gjendje të rëndë nga koronavirusi e ul për 20 për qind rrezikun nga vdekja.
Rezultati i këtij studimi e ka shtyrë Organizatën Botërore të Shëndetësisë që t’i përditësojë udhëzimet rreth trajtimit të personave të prekur nga virusi i ri, shkruan The Guardian.
Analiza e hartuar përmes mbledhjes së të dhënave nga testime të ndryshme të trajtimit me dozë të ulët të hidrokortizonit, deksametazonit dhe metilprednisolonit zbuloi se steroidet e përmirësuan shkallën e mbijetesës te pacientët me koronavirus që ndodheshin në reporatin intensiv, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
“Kjo është ekuivalente me rreth 68 për qind të pacientëve të sëmurë rëndë që mbijetuan aftër trajtimit me kortikosteroide në krahasim me rreth 60 për qind që mbijetuan pa marrë kortikosteroide”, thuhet në një deklaratë të autorëve të studimit.
Jonathan Sterne, profesor i statistikave mjekësore dhe epidemiologjisë në Universitetin e Bristolit në Britani, tha: “Steroidet janë ilaçe të lira dhe të qasshme menjëherë dhe analiza jonë ka konfirmuar se ato janë efektive në pakësimin e vdekjeve në mesin e personave të prekur rëndë nga koronavirusi”.