Zbardhet rrjeti financiar në shërbim të Ndranghetas, Cosa Nostras e Camorras, 500 mld euro të fshehura në llogari fantazëm
Antimafia italiane e Reggio Calabrias ka zbardhur një rrjet financiar botëror në shërbim të mafieve italiane Ndrangheta, Cosa Nostra e Camorra, me një fond prej 500 miliardë euro fshehur në llogari bankare fantazmë që spostonin para të pista në të gjithë botën dhe që menaxhoheshin nga italiani Roberto Recordare.
Recordare është kalabrez me origjinë nga komuna Palmi (në provincën e Reggio Calabria) e pronar i ekpit sportiv të volejbollit për femra Golem Volley dhe i një kompanie elektronike softëare në shërbim të administratës publike me bazë në Maltë me të njëjtën emër Golem.
500 miliardë euro para të pista të Cosa Nostra, Ndrangheta e Comorra pastroheshin në investime në të gjithë botën, falë një labirinti financiar të strukturuar ku paratë depozitoheshin në institute bankare dhe europiane, mjaft prej të cilave të renditura në “black list” parajsash fiskale. Ndër to dhe Banka Kombëtare Daneze, Banka Londineze, Banka Gjermane- Deutch Bank
Sipas antimafias kalabreze “Roberto Recordare ishte njeriu i rezervuar i Ndranghetas, mendja ekonomike e financiare e Camorrës, Cosa Nostras e Ndranghetas, që kishte aftësinë të pastronte shuma parash me shumë zero të përfituara nga trafiku i drogës, armëve, mbetjeve të rrezikshme, basteve ilegale, spekullimeve në tenderat publike, korrupsionit, zhvatjes, mashtrimit e kërcënimeve nga aktiviteti mafiozë.”
Hetimet zbardhën se brokeri kalabrez zhdukte çdo operacion bankar pas transferimit të parave nga ana e klientëve të tij.
Roberto Recordare ishte vënë nën hetim që nga procesi i koduar “Eyphemos” që zbardhi lidhjet e tij me klanet mafioze të Aspromontes , Parrello-Gagliostro e Alvaro.
Paratë e mafiozëve menaxhoheshin nga Roberto Recordare e përmes procedurës off line regjistroheshin në llogari rrjedhëse të personave fals si shtetas të huaj nga Europa Lindore apo nga Arabia Saudite.
Ky është megaoperacioni më i madh i zbuluar nga autoritetet e antimafias italiane me një vëllim ekstrem parash. 500 miliardë eurot e zbuluara janë baras me 30% të Prodhimit të Përgjithshëm Lord Italian, o baras me gjysmën e shumës së Recovery Fond që Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion të Italisë, apo baras me kapitalizmin e 25 kompanive të para në bursën e Milanos si Enel, Eni, Banca intesa, Poste Italiane, etj.
Në një nga përgjimet e dokumentuara nga antimafia italiane, brokeri mafioz do të deklaronte se “dy kulla në Dubai janë në procesi të kalabrezëve dhe Emiratet e Bashkuara janë një nga etapat e udhëtimeve të tij të shpeshta për punë. Në dosjen hetimore kundër tij dokumentohet gjithashtu se gjatë një udhëtimi për në Dubai për t’i shpëtuar kontrollit të financierëve kishte hedhur në koshin e plehrave, bonde me vlerë 100 miliardë euro, ndërkohë që me vete kishte ruajtur bonde gati për riciklim me vlerë 36 miliardë euro.
Sipas Antimafias italiane Roberto Recordare përmes llogarive bankare speciale e të fshehura, po përgatiste të transferonte shuma parash në vende ekstraeuropiane ku influenca amerikane nuk ishte e madhe. Në një kompjuter të tij është gjetur karta e identitetit të një qytetari lituanez ku ishin derdhur 2 miliardë euro.
Objekt hetimi nga ana e antimafias italiane janë dhe operacionet humanitare që shërbenin për transferimin e parave përmes fondeve që nuk financoheshin kurrë për vepra bamirësie.