Zbardhet vrasja e shqiptarit në Athinë. Arrestohet fqinji që i mori jetën për borxhin 130 euro të pashlyer

Zbardhet ngjarja me vikimë një 65-vjeçar shqiptar në Artemidha, zonë periferike e Athinës. 65-vjeçari shqiptar u gjet pa ndjenja nga fqinjë, jashtë shtëpisë, më 10 maj, ndërsa dha shpirt pak më pas në spital. Policia e Athinës ka arrestuar sot një 34 vjeçar shqiptar, punëtor ndërtimi, banor i të njëjtës zonë, fqinj i viktimës.

Sipas policisë greke, 65-vjeçari humbi jetën për 130 euro, që kishte marrë borxh nga 34-vjeçari dhe nuk kishte mundësi të kthente pas. Familja e viktimës nuk ishte në dijeni për borxhin. Pas një debatimi që përfundoi në përleshje të ashpër, 34-vjeçari e hodhi në shesh viktimën, duke e qëlluar me shkelma dhe grushta në kokë. Të dhënat e 34-vjeçarit nuk bëhen publike, ndërkohë që ditët në vijim pritet seanca para prokurorisë greke.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?