“Zbrit poshtë, do të të vras”/ Ja pse u arrestua shqiptari në Itali

Një 52-vjeçar shqiptar ka rënë në prnagat e policisë italiane pasi kërcënonte ish-bashkëshorten e tij për arsye xhelozie.

Ngjarja është regjistruar në qytetin e Padovas, ndërsa sipas mediave italiane, burri kishte shkuar në banesën e ish-gruas duke i thënë  “zbrit poshtë, do të të vras”, përcjell Ora News.

Pas arrestimit, policia i gjeti shqiptarit tre mjete prerëse dhe një palë gërshërë.

Ish-bashkëshortja, prej më shumë se një viti, jetonte larg ish-bashkëshortit për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike që ushtronte ky i fundit.

SHKARKO APP