Zbulime të reja nga SHBA, regjistrohet viktima e parë nga koronavirusi që në fillim të muajin shkurt në Kaliforni

Vdekja e parë nga koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka ndodhur në Kaliforni në fillim të shkurtit, ndërsa e dyta në mes të të njëjtit muaj.

Autoritetet lokale shëndetësore sqaruan se autopsitë zbuluan se dy persona që vdiqën në Santa Clara County në 6 dhe 17 shkurt ishin infektuar nga COVID-19. Pra kjo tregon se virusi që ka tmerruar botën mund të jetë përhapur disa javë para fillimit të emergjencës në SHBA.

Kujtojmë që SHBA-të janë vend i parë në botë si nga numri i të infektuarve ashtu edhe nga numri i vdekejeve nga koronavirusi. Deri tani SHBA-ja numëron 805 772 të infektuar me koronavirus, nga të cilët kanë ndërruar jetë, 40,316 persona.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?