Zbulohen dy variante të reja të koronavirusit në Britani, kishin udhëtuar nga Afrika e Jugut

Britania e Madhe ka zbuluar dy raste  të infektuar me një variant të ri të koronavirusit.

Rastet janë detektuar në Londër dhe në veri të Anglisë, të cilët janë kontakte të dy personave që kanë udhëtuar nga Afrika e Jugut, ku është zbuluar ky mutacion i virusit.

Autoritetet kanë marrë masat duke mbyllur udhëtimet me Afrikën e Jugut. Të gjithë ata që janë futur në territorin e Britanisë për orët e fundit apo kanë pasur kontakte me njereëz që kanë ardhur nga Afrika, do të vetëizolohen menjëherë.

Variantet e reja të mutacionit të Covid-19 kanë ngritur alarmin të autoritetet shëndetësore që kanë kërkuar vigjilencë dhe kujdes nga qytetarët.

Shkencëtarët në Afrikën e Jugut thonë se varianti është “përhapur me shpejtësi” dhe është bërë forma mbizotëruese e virusit në pjesë të vendit.Sakaq ende vijon analizimi nga ana e shkencëtarëve.

SHKARKO APP