Zbulohet anija me flori, “luftë” për thesarin

Një anije transporti me flori, që u fundos në vitin 1939 teksa lundronte nga Amerika e Jugut për në Gjermani, është zbuluar në fund të detit nga ‘gjuetarët’ e thesareve.

Anija SS Minden u gjet afër brigjeve të Islandës. Brenda saj është gjetur një kuti me metalin e vlefshëm që besohet se është flori i Luftës II Botërore. Vlera totale e arit besohet se arrin në 100 milionë paund dhe zbuluesit e floririt, kompania “ Advanced Marine Services” me bazë në Britani kërkon që ta çajnë anijen për të nxjerrë arkën me flori.

Sipas “The Sun”, zbuluesit pretendojnë se ari u takon atyre dhe kërkojnë që ta sjellin me vete në Britani, por autoritetet islandeze pretendojnë se kompania nuk kishte lejen e duhur për të kërkuar anijen me flori dhe për pasojë nuk kanë të drejtë ta marrin thesarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët gjatë vitit ata u akuzuan se po kërkonin për rrënojat e anijes, pa licensimin e duhur. Drejtor i Rojeve Bregdetare të Islandës, Georg Lárusson tha se kompania britanike nuk kishte lejen e duhur për të kërkuar në ujërat islandeze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ari, që besohet se është marrë nga bankat e Amerikës së Jugut, ishte në bordin e anijes që ishte nisur për Gjermani në vitet e përgjakshme të luftës, por ishte fundosur 120 milje në juglindje të Islandës më 24 shtator, 1939.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?