Zbulohet bomba e Luftës së Dytë Botërore, evakuohen 65 mijë banorë

Rreth 65 mijë qytetarë janë urdhëruar të largohen nga banesat e tyre në qytetin e Frankurtit, në Gjermani, pasi policia gjermane do të kryejë shpërthimin e telekomanduar të një bombe të Luftës së Dytë Botërore.

Bomba britanike 1.4 tonëshe u gjet ditën e mërkurë. Fatmirësisht ajo nuk ka shpërthyer, por autoritetet gjermane duan të largojnë çdo rrezik nga qytetarët.

Brenda rrezes së evakuimit ndodhet edhe një spital në Frankurt. Të gjithë pacientët e spitalit do të transferohen në një tjetër ndërtesë. Policia njoftoi se largimi i njerëzve është i detyruar dhe se ata që do të bëjnë rezistencë do të arrestohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër bombë u gjet në qytetin e Koblenzit, vetëm pak kilometra larg Frankurtit, ku autoritetete evakuuan 22 mijë banorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Gjermani gjenden çdo vit mijëra bomba të pashpërthyera të Luftës së Dytë Botërore, por kjo në Frankfurt është nga më të mëdhatë e gjetura ndonjëherë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?