Zbulohet dhoma sekrete e spiunazhit poshtë rrugëve të Moskës
Arkeologët kanë zbuluar së fundmi një dhomë të fshehtë e cila mendohet se ka qenë një dhomë spiunazhi, poshtë një rruge kryesore në Moskë, e cila datonte që nga shekulli i 16-të.
E ndërtuar nga Elena Glinskaya, nëna e Ivanit të Tmerrshëm, dhoma sekrete përdorej për të përgjuar armikun përmes një mureve. Sipas arkeologëve, dhoma e fshehtë e spiunazhit është përdorur për herë të fundit në shekullin e 17-të, në luftën kundër polakëve, shkruan “RT”.
Muret e harkuara të dhomës, krijojnë një efekt të veçantë akustik, i cili të mundëson të dëgjosh shumë të qartë gjithçka që ndodh jashtë.


KOHA JONË SONDAZH

