Zbulohet forca e re, shkencëtarët hungarezë bëjnë zbulimin e madh

Fizikanët pretendojnë se kanë gjetur edhe më shumë prova të një force të re të natyrës.

Gjithçka në Universin tonë mbahet bashkë ose shtyhet larg njëra-tjetrës nga katër forca themelore: graviteti, elektromagnetizmi dhe dy ndërveprime bërthamore. Shkencëtarët tani thonë se kanë parë veprimet e një force të pestë fizike që del nga një atom heliumi. Disa vjet më parë, ata kishin vënë diçka të pazakontë në shkatërrimin e një izotopi të berylliumit.

Tani i njëjti ekip pa një shembull të dytë të forcës misterioze – dhe vëzhgoi grimcën që duket se e mbart atë. Kjo grimcë është pagëzuar me emrin X17. Nëse zbulimi konfirmohet, jo vetëm që informacionet  rreth X17 do të na mundësojë t’i kuptojmë më mirë forcat që e drejtojnë Universin tonë, por gjithashtu ato mund te ndihmojnë ne zgjidhjen e ngërçit te materies së zezë, thotë Koha Ditore.

Attila Krasznahorkay dhe kolegët e tij nga Instituti për Kërkime Bërthamore në Hungari e dyshuan që në 2016-tën se diçka e çuditshme po ndodhte, pasi analizuan mënyrën se si një beryllium-8 i ngacmuar, lëshonte dritë derisa shkatërrohet. Nëse kjo dritë ka energji mjaftueshëm, ajo shndërrohet në elektron dhe pozitron, që largohen nga njëri-tjetri në një kënd të parashikueshëm përpara se të zmadhohen. Bazuar në ligjin e ruajtjes së energjisë, në kohën kur energjia e dritës që i prodhon dy grimcat rritet, këndi mes tyre duhet të zvogëlohet.

Të kundërtën panë Krasznahorkay dhe ekipi i tij. Këndi pati një rritje të papritur. Studimi shumë shpejt, tërhoqi vëmendjen e hulumtuesve të tjerë anembanë globit, të cilët sugjeruan se një grimcë fare e re mund të jetë përgjegjëse për anomalinë.

SHKARKO APP