Zbulohet masterplani i Kim Jong-un

Koreja e Veriut është e ndaluar të tregtojë me shumicën e kombeve por po arrin të qëndrojë ekonomikisht në sipërfaqe, teksa raportimet sugjerojnë se diktatura ka krijuar një rrjet aktivitetesh dhe këmbimesh ilegale që sigurojnë miliarda. Mediet britanike, shkruajnë se Koreja e Veriut është gati të prezantojë një tjetër seri raketash balistike.

Lideri suprem Kim Jong-un ka kontroll të plotë të financave të vendit, edhe pse të dhënat tregojnë se GDP vjetore për kokë në vend është vetëm $1,800. Bllokimi i tregtisë prej sanksioneve ka bërë që vendi të mbështetet te Kina për 67.2 përqind të eksporteve dhe 61.6 të importeve. Ndërsa pjesa tjetër e tregtisë kompensohet nga vende si Korea e Jugut, India dhe disa vende të BE.

Veriu tregton në mënyrë ilegale me një seri vendesh të tjera, kryesisht duke eksportuar armë në vende të Lindjes së Mesme dhe Afrikës. Në vitet 1980-të, Koreja e Veriut ishte një nga tregtueset kryesore të armëve për vendet e botës së tretë. Gjatë luftës Irak-Iran, 90 përqind e eksporteve të armëve që vinin nga Veriu shkonin te Irani dhe mes viteve 1981 e 1989, familja e Kim kishte akumuluar rreth $4 miliardë nga shitjet e armëve.

SHKARKO APP