Zbulohet një tjetër variant i Covid në Brazil, i ngjashëm me atë të Afrikës së Jugut
Në Brazil është zbuluar një variant i ri i Covid i ngjashëm me atë të Afrikës së Jugut.
Presidenti i Institutit biomjekësor, Dimas Covas njoftoi se varianti i ri është zbuluar në Sao Paolo.
Në një komunikim për mediat ai theksoi se pacienti i zbuluar me këtë variant nuk kishte histori udhëtimi në Afrikën e Jugut.
Ndërkohë varianti i Afrikës së Jugut ka alarmuar ekspertët e shëndetit publik pasi ende nuk dihet plotësisht se sa efektive janë vaksinat anti-Covid kundër këtij varianti.
Brazili po përballet me fazën më të keqe të pandemisë së koronavirusit, duke u renditur si vendi i dytë pas SHBA-ve për numrin më të lartë të viktimave.