Zbulohet shkaku i zjarrit, defekti që mori 80 jetë njerëzish

Pas tragjedisë që tronditi Londrën, ku zjarri i tmerrshëm i mori jetën rreth 80 personave,  zbulohet shkaku i flakëve që përfshiu ndërtesën 24 katëshe të kullës Grenfell.

Sipas BBC, e gjithë kjo erdhi si pasojë e defektit të një frigoriferi që ndodhej në një nga apartamentet e pallatit. Autoritetet bëjnë me dije se i zoti i apartamentit, një shofer taksie nga Etiopia, ka telefonuar menjëherë emergjencën pasi shtëpia e tij ka nisur të përfshihet nga flakët. Fqinjët tregojnë se ka qenë pikërisht ai i cili ka ngritur alarmin.

“Ai trokiti në derë dhe tha se kishte rënë zjarr në apartamentin e tij. Sapo kishte kaluar mesnata. Isha në gjumë dhe u zgjova. Zjarri kishte rënë vetëm në ambientet e kuzhinës”,-tregon ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht, besohet se defekti i frigoriferit që ndodhej në katin e 4-ët ishte shkaku i flakëve, që u mori jetën rreth 80 njerëzve dhe lënduan shumë të tjerë. Kujtojmë se e gjithë kulla u përfshi nga zjarri në vetëm 15 minuta dhe shanset për të ndërhyrë ishin pothuajse zero.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?