Zbulohet sozia e Michael Jackon, fotografia pushton rrjetet sociale
Një fotografi e postuar Twitter nga një vajzë ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh. Lourdes Zavaleta ka publikuar fotografinë e “të dashurit të saj” duke zbuluar ngjashmërinë e pabesueshme midis tij dhe mbretit të pop-it Michael Jackson. Postimi i 21-vjeçares është bombaruar nga komente të shumta të përdoruesve të tjerë të Twitter, të cilët kanë mbetur të tronditur, për vetë faktin se ngjajnë identik. “I dashuri im është kaq i mirë, shikoni selfien që sapo më dërgoi”, shkruan ajo. Djali në foto është Sergio Cortes, një muzikant spanjoll, i cili jo vetëm që duket si kloni i Jackson këndon, kërcen dhe performon identik si ai. Muzikanti është aktualisht në turne në Amerikën e Jugut për shfaqjen e tij Live Tribute për yllin e Pop-it dhe nuk ka komentuar në lidhje me foton e tij që ka pushtuar mediat online. Ndërkohë që komentet vazhdojnë, vetëm pak njerëz e dinë që njeriu në fjalë nuk ishte në të vërtetë i dashuri i Lourdes. Në fakt vajza nuk kishte asnjë ide se kush ishte personi në foto që e gjeti në internet dhe e postoi si shaka midis miqve. “Për fat të keq nuk është i dashuri im. Kam gjetur foton e tij në Twitter”, ka thënë vajza për Daily Mail. “Ky postim ishte thjesht një shaka midis meje dhe miqve. Nuk mendoja se do ta shikonin aq shumë njerëz dhe do ta besonin”.







KOHA JONË SONDAZH

