Zbulohet truri i ruajtur në mënyrë perfekte në një mumie të artë
Në provincën kineze Hebei në tempullin Dinghui, ekspertët kanë gjetur mbetjet e priftit të njohur budist Ci Xian. Me ndihmën e CT-së kanë gjetur se në trupin e mumies të vjetër një mijë vjet janë të ruajtura shumë mirë eshtrat dhe i gjithë truri. Ci Xian ishte prift, i cili kishte udhëtuar nga India antike deri në Kinë për të predikuar fenë budiste. Pas vdekjes së tij, nxënësit e tij kanë ruajtur trupin, por për atë nuk ishte ditur shumë vite. Mbetjet e tij ishin gjetur në vitet ‘70. Pas vdekjes, mbetjet e tij ishin vendosur në ibrik prej qeramike të mbushura me mjete anti-korrozioni. Trupi i Ci Xian ndodhet në tempullin Dinghui që nga viti 2011. Priftërinjtë morën vendim që mbi trupin e tij të vendosin një shtresë ari në shenjë nderimi. Trupi së shpejti do të zhvendoset në tempullin Shendu në malet Xiangtang.
KOHA JONË SONDAZH

