Zbulohet vendi ku do të kalojnë pushimet verore çifti William-Kate

Princi William dhe Kate Middleton kanë nisur pushimet, sikurse çdo vit në fillim të muajit korrik. Këtë vit, William dhe Kate kanë zgjedhur të qëndrojnë afër shtëpisë, në mënyrë që të shmangin çdo kufizim udhëtimi.

Ishujt Scilly janë një arkipelag i vendosur 45 kilometra larg nga maja jugperëndimore e bregdetit të Anglisë. Bëhet fjalë për 5 ishuj të banuar në brigjet e Cornwall me vila në stilin e pastër anglez, por plazhe me rërë të bardhë dhe ujë aq të kristaltë sa duket sikur je në Karaibe.

Këto territore madje janë shpallur “Area of Outstanding Natural Beauty”, një vend i karakterizuar nga një mjedis dhe një bukuri e jashtëzakonshme. Anëtarët e familjes mbretërore nuk janë të vetmit të famshëm që duan të shijojnë pushimet e tyre këtu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?