Zbulon skandalin e qendrave estetike
Merve Keleš, një e re nga Adana e Turqisë, kishte interes për të bërë buzët siç është trendi. 500 paund ishte vlera që Merve e gjeti këtë trajtim, gjatë kërkimit në Google.
Oferta e ardhur nga një qendër estetike ku Merve shkoi për të bërë një mbushje të përkohshme në buzë. Asaj ju injektuan në buzë substanca të pasigurta.
“Kontaktova nëpërmjet internetit dhe lashë një takim. Vajza që kontaktova më tha se qendra estetike ishte pushim atë ditë dhe lam takim në shtëpi. Ndërhyrjen ma bëri në shtëpi. Më gënjeu duke thënë se kishte bërë universitet në Azerbajxhan dhe se kishte vite me këtë punë. Ja si jam katandisur”,-shprehet ajo.
Buzët e saj filluan të fryeshin për gjysmë ore pas procedurës. Ajo tha se një ditë pasi arriti në shtëpi, ndjeu një dhimbje të padurueshme në buzët. “Më kapi infeksioni, kjo më ndodhi mua dhe shkova në spital”,-tha ajo. Merve shkoi në një spital privat dhe u dërgua në shtëpi me antibiotikë.
Gruaja që mashtroi Merven tashmë ndodhet në burg dhe rrezikon pesë vite burg. Pronarja Soner i mohoi akuzat.
R.Sh
KOHA JONË SONDAZH

