Zbuloni sa shkon fatura në botë për t’u shëruar nga Covid-19

Vaksina është kryefjala e të gjithëve, pasi të gjithë duan të jetë të sigurtë nga Covid-19. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi më i prekur nga pandemia e Covid-19, kostoja varet nëse qytetari është i siguruar ose jo, por qeveria federale apo lokale nuk e mbulon atë. Fatura varion nga 30 mijë deri në 70 mijë dollarë, përkatësisht nga 2142 dollarë dita deri në 5 mijë dollarë dita, duke marrë parasysh 14 ditët që i duhen mesatarisht një pacienti për t’u shëruar nga virusi.

Në Europë ndryshon situata. Në Itali i cili është vendi më i prekur, pacientët thuajse nuk paguajnë asgjë për trajtimin, kjo pasi sistemi shëndetësor financohet nga fondet publike që vijnë nga taksapaguesit, pra populli. Trajtimi i një pacienti në terapi intensive i kushton shtetit rreth 1500 euro në ditë.

Në Afrikën e Jugut për shembull faturën e paguan shteti dhe jo pacientët. Kostoja që i ngarkohet qeverisë është 8 mijë dollarë për pacient, thënë ndryshe 570 dollarë dita. Trajtimi më i lirë i një pacienti me Covid-19 është në Mozambik dhe i kushton këtij shteti nga 171 deri në 3 mijë dollarë që nga dita e parë e diagnostikimit deri në shërimin e plotë.

SHKARKO APP