Zbutja e tensioneve Greqi-Turqi, nuk do të ketë takim të afërt mes Dendia dhe Cavusoglu
Nuk do të ketë një takim të afërt mes ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias dhe homologut të tij turk, Mevlut Cavusoglu. Mediat greke citojnë burime diplomatike greke, të cilat kanë komentuar deklaratat e kryediplomatit turk gjatë takimit ditën e martë, me ambasadorët e Bashkimit Europian ”Ministri grek ka prej vitesh një marrëdhënie të afërt miqësore me homologun turk, por nuk ka marrëveshje për një takim mes tyre në të ardhmen e afërt”.
Burimet citohen të thonë se mbetet e hapur mundësia për një takim me Cavusoglu, sapo rrethanat ta lejojnë. Më herët, gjatë takimit me ambasadorët e shteteve anëtare, shefi i diplomacisë së Ankarasë tha se kishin rënë dakord për një takim me Dendias, pas caktimit të bisedimeve teknike mes dy vendeve më 25 janar.
Cavushoglu paralajmëroi Bashkimin Europian se nëse do të mbështesë Greqinë, ashtu siç bëri në samitin e tetorit, edhe Turqia do të sillet ashtu siç ka bërë së fundmi, duke iu referuar kërkimeve të kontestuara për naftë në Mesdheun lindor. Presidenti turk Erdogan u shpreh i përkushtuar për përmirësimin e marrëdhënieve me BE, por në të njëjtën kohë i kërkoi Athinës të heqë dorë nga aktivitetet provokuese të viteve të fundit.