Zëdhënësi i PPE: Dialog, jo arrestime në Bjellorusi nga regjimi
Zëdhënësi i Partive Popullore Europiane, Michael Gahler, ka reaguar lidhur me situatën në Bjellorusi, ku pas protestave të fuqishme kanë nisur dhe arrestimet. Përmes një statusi të hedhur në Twitter, ai i ka kërkuar Presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenkos lirimin e menjëherëshëm të të burgosurve.
Gahler pohon se duhet që të lirojë sa më shpejt anëtarët e arrestuar të Këshillit Koordinues Bjellorus, ku në të ka specifikuar Olga Kovalkova dhe Siarhei Dileuski. Ai thotë se është kundër arrestimeve dhe mendon se qeverisja dhe regjimi i një vendi duhet të angazhohet në dialog dhe jo në arrestime.
“Michael Gahler Koordinatori i Grupit të PPE-së për Punët e Jashtme kërkon lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të të gjithë anëtarëve të ndaluar të Këshillit Koordinues Bjellorus, veçanërisht Olga Kovalkova dhe Siarhei Dileuski. Regjimi duhet të angazhohet në dialog, jo në arrestime”.
Michael Gahler , the EPP Group‘s Coordinator on Foreign Affairs demands the immediate and unconditional release of all detained members of the Belarusian Coordination Council, notably Olga Kovalkova and Siarhei Dileuski. The regime must engage in dialogue, not in arrests.
— Michael Gahler (@gahler_michael) August 24, 2020