Zëdhënësi i Putinit: SHBA-ja dhe Rusia në prag të një lufte, shmanget nëse…
Marrëdhënia mes Rusisë dhe SHBA-së është “edhe më keq” se ajo në mes të luftës së ftohtë, ka pretenduar Dmitry Peskov, zëdhënësi i lartë i Kremlinit. Ai tha të premten se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara mund të jetë në prag të një “lufte të ftohtë”.
Në një shkrim mbi këtë situatë, tabloiti britanik “Daily Express”, zbardh qëndrimin e Dmitry Peskov, i cili ka deklaruar se shenjat e lëna nga administrata Obama, kanë shkaktuar që marrëdhënia midis dy superfuqive të përkeqësohet”, raporton “Koha Jonë”.
Peskov pohoi se marrëdhëniet janë më keq se sa ishin mes klimës së tensionuar gjatë luftës së ftohtë. Ai tha: “Lufta e re e Ftohtë? Ndoshta edhe më keq, duke parë veprimet e administratës presidenciale në Uashington”.
Nuk është e qartë nëse presidenti Trump ka bërë ndonjë veprim për të përmirësuar situatën, mes spekulimeve për lidhjet e tija të ngushta me qeverinë ruse.
Peskov shtoi: “Ne jemi të durueshëm për të pritur derisa të kuptojmë qasjet e administratës aktuale. Ne e kuptojmë se ata (administrata e Trump), ka ende nevojë për kohë për të qenë më të saktë në formulimin e ideve kryesore në drejtimit të Rusisë. Me rrezik pasi ne nuk duam marrëdhënie të dobëta. Ne shpresojmë për më të mirën dhe ne jemi të gatshëm për këtë. Ne jemi të gatshëm për dialog”.
Ky qëndrim vjen pasi ish-këshilltari i sigurisë kombëtare të Presidencës Trump, Michael Flynn, është ofruar për të dëshmuar para komisioneve të kongresit lidhjet e mundshme midis fushatës së Trump dhe Rusisë.
Robert Kelner, avokati i gjeneralit Flynn, ka thënë: “General Flynn sigurisht që ka një histori për të treguar, dhe ai dëshiron për të treguar atë dhe duhet ta lejojnë”.
Dëshmia nga General Flynn mund të hedhë dritë mbi bisedat që kishte me ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara, Sergei Kisylak, vitin e kaluar, kur ai ishte këshilltar i sigurisë kombëtare për fushatën presidenciale Trump.
Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë

KOHA JONË SONDAZH

