Zelanda e Re/ Vrau 51 persona në dy xhami, jepet vendimi për terroristin

Terroristi që vrau 51 persona me armë në dy xhamitë e Zelandës e Re vitin e kaluar, është denuar me burgim të përjetshëm pa kusht të enjten. 29 vjecari Australian, Brenton Tarrant nuk foli gjatë mbrojtjes së tij.

Tarrant u shpall fajtor për 51 akuza për vrásje, 40 akuza për vrasje në tentativë dhe një akuze të terrorizmit. Zelanda e Re nuk i dènon njerëzit me vdekje dhe kjo është hera e parë që dikush dënohet me burg të përjetshëm pa kusht.

“Nëse jo tani, atëherë kur?” – tha Justice Cameron Mander sipas BBC. Në seancën dëgjimore prej katër ditësh, më shumë se 60 persona lexuan deklaratat e tyre për të pandehurin.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ti meriton të dígjesh me mbeturinat”, tha 71-vjecari Ahad Nabi, babai i një personi që u vra nga Tarrant. Tarko komplotoi sulmin e tij në dy xhami të Christchurch për vite me radhë, duke blerë municione dhe duke përdorur një dron për të zbuluar detaje për ndërtesat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?