Zelensky: Banka Botërore e gatshme të na mbështesë në mënyrë efektive dhe të fuqishme

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thotë se Banka Botërore është e gatshme të mbështesë vendin e tij, në mënyrë efektive dhe të fuqishme.

”Vazhdon dialogu me partnerët financiarë. Bisedova me kryetarin e Grupit të Bankës Botërore, David Malpass. Banka Botërore është e gatshme të mbështesë Ukrainën në mënyrë efektive dhe të fuqishme. Kjo është e rëndësishme për të kapërcyer pasojat e agresionit rus”,-shkruan Zelensky në Instagram.

SHKARKO APP