Zelensky flet në telefon me Papën: E informova për tmerret që po bën Rusia

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, këtë të premte zhvilloi një telefonatë me Papa Françeskun. Përmes një postimi në Twitter, ai tregon se Papës i ka treguar për tmerret që po bën Rusia në Ukrainë.

“E informova për agresionin që Federata Ruse po kryen kundër Ukrainës, për krimet e tmerrshme të Rusisë. Ne i jemi mirënjohës Papës për lutjet e tij për Ukrainën.

Populli ynë ka nevojë për mbështetjen e liderëve shpirtërorë të botës, të cilët duhet t’i përcjellin botës të vërtetën për tmerret që agresori po kryen në Ukrainë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?