Zelensky: “Jam gati t’i bashkohem samitit në Budapest”, kërkon Trumpit më shumë ashpërsi ndaj Putinit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që të jetë më i ashpër ndaj Vladimir Putinit, duke theksuar se është i gatshëm të marrë pjesë në samitin e ardhshëm në Budapest mes dy liderëve. Në një intervistë ekskluzive ,  Zelensky shprehu optimizëm për përpjekjet diplomatike,  pavarësisht se nuk arriti të siguronte armët e kërkuara nga SHBA-ja.

Gjatë  nje interviste Zelensky tha se Trump duhet të ushtrojë më shumë presion ndaj Putinit sesa ndaj Hamasit,  duke e krahasuar liderin rus me grupin palestinez.

“Putini është disi i ngjashëm, por më i fortë se Hamasi. Lufta është më e madhe dhe ushtria e Rusisë është e dyta më e madhe në botë – ndaj nevojitet më shumë presion.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zelensky ka shpresuar që SHBA-ja të dërgojë raketa “Tomahawk” me rreze të gjatë veprimi,  të cilat mund të përdoren për të goditur objektiva brenda territorit rus. Megjithëse Trump ka folur publikisht për këtë mundësi,  ai nuk ka dhënë një përgjigje të qartë gjatë takimit me Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë,  një ditë pas telefonatës me Putinin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Është mirë që Presidenti Trump nuk tha ‘jo’,  por për sot,  nuk tha ‘po’,”  tha Zelensky.

Nga ana tjetër, Putini ka paralajmëruar se furnizimi i Ukrainës me raketa “Tomahawk” do të përbënte një “fazë të re të përshkallëzimit”. Sipas Zelenskyt,  kjo tregon frikën e Rusisë:

“Putini ka frikë se SHBA-ja do të na dorëzojë raketat ‘Tomahawk’.  Dhe mendoj se ai ka shumë frikë se ne do t’i përdorim ato.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?