Zelensky kandidat për zgjedhjet e 2024? Zonja e Parë nuk ka një përgjigje të saktë

Do ti mbajë Ukraina zgjedhjet presidenciale në 2024? Zonja e Parë, Olena Zelenska nuk ka një përgjigje të saktë për pjesëmarrjen ose jo të të shoqit.

Ajo tha për CBS se nuk është e sigurt nëse bashkëshorti i saj do të kandidojë për një mandat të dytë në vitin 2024. Gjatë një interviste tek “Face the Nation”, u shpreh se aspiratat politike të presidentit ukrainas nuk e kanë pasur vazhdimisht mbështetjen e saj personale.

“Edhe kur kandidoi për herë të parë, unë nuk isha plotësisht dakord. Nëse ai kandidon përsëri, nëse e hedh këtë hap për herë të dytë sepse konsideron që është e nevojshme, atëherë mirë, ne tashmë e kemi një përvojë”, shtoi Zonja e Parë e Ukrainës, edhe pse siç tha, nuk është aspak e sigurt për këtë duke pasur parasysh situatën në vend.

SHKARKO APP