Zelensky pranon se situata është kritike, “Pokrovsku në ankth”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se situata në qytetin lindor të Pokrovsk është “shumë e vështirë”, duke lënë në dorën e komandantëve ushtarakë çdo vendim për tërheqjen e trupave nga zona e konfliktit.

Në një intervistë për Bloomberg TV, Zelensky theksoi se: “Askush nuk po i detyron ata të vdesin për hir të rrënojave. Do t’i mbështes ushtarët tanë, veçanërisht komandantët atje, në përpjekjet e tyre për të kontrolluar situatën. Përndryshe, do të jetë shumë e kushtueshme për ne: gjëja më e rëndësishme për ne janë ushtarët tanë.”

Kjo deklaratë vjen në një moment kritik për forcat ukrainase, të cilat po përballen me presion të shtuar nga trupat ruse në rajonin e Donetskut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pokrovsk ndodhet në një zonë kyçe të konfliktit dhe ka qenë objektiv i sulmeve intensive gjatë javëve të fundit. Situata në terren është përkeqësuar ndjeshëm, duke ngritur shqetësime për humbje të mundshme territoriale dhe për sigurinë e trupave ukrainase.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zelensky ka përsëritur se vendimet për tërheqje apo qëndrim në zonat e luftës nuk merren nga udhëheqja politike, por nga komandantët ushtarakë në terren, të cilët kanë vlerësimin më të saktë të situatës operacionale.

Deklarata e presidentit ukrainas vjen në sfondin e luftës që ka hyrë në vitin e katërt, me intensitet të lartë në lindje të vendit dhe me përpjekje të vazhdueshme për mbështetje ndërkombëtare, furnizime ushtarake dhe zgjidhje diplomatike.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?