Zelensky publikon pamje të rënda: Fëmijët janë nën rrënoja. Mizori, ndaloni vrasjet (VIDEO)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka publikuar pamje të rënda nga sulmi rus në Mariupol, ku qyteti është bombarduar mizorisht. Sipas presidentit, nën rrënojat e sulmit në një spital pediatrik janë fëmijët.

Thirrja e tij për botën është që të reagojnë dhe të mos injorojnë terrorin. Presidenti pohon se bota e ka fuqinë që vrasjet të ndalojnë.

”Goditja e drejtpërdrejtë e trupave ruse në maternitetin. Njerëzit, fëmijët janë nën rrënojat. Mizori! Edhe sa kohë do të jetë bota në një bashkëpunëtor që injoron terrorin? Ndaloni vrasjet! Ju keni fuqi, por ju duket se po humbni njerëzimin”,-shkruan presidenti në Instagram.

Spitali i pediatrisë në Mariupol është kthyer në rrënoja. “Trupat pushtuese të Rusisë kanë hedhur disa bomba mbi spitalin e fëmijëve. Shkatërrimi është i përmasave kolosale”,-thuhet në njoftimin e Këshillit Bashkiak të qytetit.

R.SH /Koha Jonë/

SHKARKO APP