Zelensky reagon pas takimit me Trump: Më tha se do ta mbështesë Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u shpreh se kandidati republikan për president, Donald Trump, i tha atij se SHBA do të vazhdojë të mbështesë vendin e tij nëse ai zgjidhet këtë nëntor.

Në një intervistë me Fox Neës të shtunën, udhëheqësi ukrainas tha se ndërsa ai “nuk e di se çfarë do të jetë pas zgjedhjeve dhe kush do të jetë presidenti”, Kievi do të presë “përgjigje… nga Shtetet e Bashkuara.”

“Kam marrë nga Donald Trump informacion shumë të drejtpërdrejtë se ai do të jetë në anën tonë, se ai do të mbështesë Ukrainën,” vazhdoi ai. Zelensky shtoi se kandidati republikan ishte “shumë i interesuar” për të dëgjuar “drejtpërdrejt” nga ai për situatën aktuale në vijën e parë, si dhe nevojat e Ukrainës.

Ish-presidenti amerikan ka pohuar se do të jetë në gjendje të detyrojë Zelensky dhe presidentin rus Vladimir Putin të gjejnë një zgjidhje diplomatike “brenda 24 orëve” nga zgjedhja.

 

SHKARKO APP