Zelensky shtron iftar për luftëtarët myslimanë, iu jep medalje nderi
Ishte hera e parë që presidenti Zelenski merrte pjesë apo edhe organizonte një Iftar, në muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe këtë e bëri për ushtarët ukrainas, ata myslimanë, që agjërojnë, por edhe luftojnë.
Gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, për 30 ditë, besimtarët heqin dorë nga ushqimi dhe pija, nga lindja në perëndim të diellit. Por për këta luftëtarë, që çdo ditë, çdo orë, e kalojnë në frontin e luftës, beteja është e shumëfishtë.
“Nisëm një traditë të re në Ukrainë, Iftarin me nivelin zyrtar, bashkë me luftëtarët tanë myslimanë, heronjtë tanë, që janë sot këtu me ne. Bashkë me Mejlis, organizatën e tartarëve të Krimeas dhe me popullin tartar, sikurse edhe me përfaqësuesit e komunitetit mysliman në Ukrainë. Sot ne po tregojnë vlerat e Ukrainës për këdo, për çdo komunitet fetar. Fatkeqësisht, toka e Krimeas është nën flamurin tringjyrësh rus, nën pushtetin djallëzor. Poshtërim, represion, vrasje, luftë. Çlirimi i Krimeas, nuk ka alternativë tjetër, jo për Ukrainën dhe për të gjithë botën”, tha presidenti.