Zelensky zbulon planet e negociatave: Shpresat janë që lufta të përfundojë deri në qershor
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë mundësinë që lufta me Rusinë të përfundojë brenda muajit mars, duke e cilësuar këtë afat si jorealist, pavarësisht diskutimeve të fundit diplomatike.
Më herët, Reuters raportoi se Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina kanë shqyrtuar një plan ambicioz për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Moskën brenda javëve të ardhshme. Megjithatë, burime pranë negociatave theksojnë se mosmarrëveshjet e thella, veçanërisht mbi çështjen e territoreve, e bëjnë të vështirë respektimin e këtij afati. Sipas Zelenskyt, SHBA-ja synon që konflikti të përfundojë deri në qershor.
Ai zbuloi gjithashtu se për herë të parë është propozuar një takim i drejtpërdrejtë mes ekipeve negociuese të Ukrainës dhe Rusisë, i cili mund të mbahet në Shtetet e Bashkuara, ndoshta në Miami. Ukraina ka konfirmuar gatishmërinë për të marrë pjesë, ndërsa ende nuk ka reagim zyrtar nga Moska apo Uashingtoni.
Ndërkohë, raundi i dytë i bisedimeve për paqe në Abu Dhabi përfundoi pa rezultate konkrete. Në terren, luftimet vazhdojnë me intensitet, me Rusinë që ka shtuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar ndërprerje masive të energjisë dhe viktima civile, ndërsa edhe Kievi ka goditur objektiva strategjike brenda Rusisë.
Burimi i lajmit BBC: https://www.bbc.com/news/articles/cd0y0y9z231o
KOHA JONË SONDAZH

