Zëri i Amerikës: Presidenti Trump konfirmon vdekjen e një lideri të Al Kaedës
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi të enjten vdekjen e një udhëheqësi të al-Qaedas në një sulm me dron të Shteteve të Bashkuara në Jemen.
Presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara kryen një operacion të suksesshëm kundër terrorizmit duke vrarë Qasim al-Rimin, themeluesin dhe drejtuesin e al-Qaidas në Gadishullin Arabik (AQAP). Ai ishte zëvendës i udhëheqësit të al-Qaidas Ayman al-Zaëahiri.
“Nën drejtimin e Rimit, AQAP-i kreu dhunë të paskrupullt ndaj civilëve në Jemen dheu përpoq të kryej dhe të frymëzojë një numër sulmesh kundër Shteteve të Bashkuara dhe forcave tona,” tha presidenti Trump. “Vdekja e tij kufizon më tej AQAP-in dhe lëvizjen globale të al-Qaidas, dhe na sjell më afër eliminimit të kërcënimeve që këto grupe paraqesin për sigurinë tonë kombëtare.”
Rimi iu bashkua al-Qaidas në vitet 1990, duke punuar në Afganistan për Osama bin Ladenin dhe ishte i lidhur me disa komplote që shënjestronin amerikanët.
Vrasja e Rimit është e treta me radhë në operacionet amerikane kundër terrorizmit në muajt e fundit. Në tetor, Shtetet e Bashkuara vranë themeluesin e Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi. Në janar, një sulm ajror vrau komandantin e lartë iranian Qassem Soleimani. /Voa/