Zëvendësi mohon akuzat për pornografi

Zëvendësi i kryeministres britanike, Theresa May, ka mohuar akuzat sipas të cilave, policia ka gjetur materiale pornografike në një prej kompjuterëve të tij në zyrën e tij në parlament, në 2008, ndërsa qeveria britanike po stërmundohet të vërë nën fre një skandal në lidhje me ngacmimet seksuale.

Sekretari i parë i shtetit, Damian Green, tha se pretendimet e një ish oficeri të lartë të policisë, në një gazetë të së dielës, ishin krejtësisht të pavërteta dhe të kurdisura me qëllime politike.

Sunday Times, raportoi në faqen e parë të saj se një ish komisioner i policisë metropolitane, Bob Quick, pretendonte se materiale ishin zbuluar nga oficerët gjatë një hetimi mbi rrjedhje të informacioneve qeveritare në 2008.

Swiss Digital Desktop Reklama

Quick, që ishte përfshirë në hetim, i tha gazetës se oficerët kishin raportuar se kishin gjetur materiale pornografike në një kompjuter parlamentar nga zyra e Green.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dielën po ashtu janë publikuar edhe detaje të reja të akuzave kundër Sir Michael Fallon, që dha dorëheqjen këtë javë si sekretar i mbrojtjes për shkak të akuzave për ngacmime seksuale.

The Observer, raportoi se ai dha dorëheqjen menjëherë pasi gazetarja Jane Merrick, i tha “Downing Street” se ai ishte përpjekur ta puthte në buzë në 2003 pasi kishin drekuar bashkë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?