Zgjatet për 30 ditë gjendja e jashtëzakonshme
Sigurisht që lufta me pandeminë e një virusi të padukshëm është e fortë dhe e lodhshme. Puna e fortë e bluzave të bardha për të shpëtuar jetë dhe shifra e mbi 162 të vdekurëve ka “detyruar” Presidentin rumun, Klaus Iohannis, që të zgjasë masën e gjendjes së jashtëzakonshme për 30 ditë tjera.
“Neve na duhet ta bëjmë sërish këtë gjë. Është nevojë absolute. Njerëzit duhet të kuptojnë se pa këtë masë, virusi nuk mund të ndalet”, ka thënë Iohannis më 6 prill. Nga ana tjetër, Iohannis ka thënë se javën e ardhshme do të nisë një dekret për të zgjatur masën me 16 maj.
Në këtë shtët raportohet për 4,057 persona të infektuar dhe 162 të vdekur pas infektimit me koronavirusin e ri. Po ashtu është bërë e ditur se edhe 627 rumunë janë infektuar në vendet tjera dhe 26 të tjerë kanë vdekur, shumica prej tyre në Itali, Francë, Spanjë dhe Gjermani.