“Zgjedhja ime mesazh për çdo të ri…”, Irlanda për herë të parë me kryeministër homoseksual

Leo Varadkar është zgjedhur kryetar i partisë më të madhe në koalicionin qeverisës të Irlandës, ‘Fine Gael’. BBC bën të ditur se Varadkar e ka mposhtur rivalin e tij, ministrin Simon Coveney me 60% të votave. Ardhja e tij në krye të partisë më të madhe do të thotë që Irlanda, që njihet si shtet me të kaluar të pasur katolike, do të ketë kryeministrin e parë homoseksual. 38 vjeçari është djali i një emigranti indian, dhe ai do ta zëvendësojë 66 vjeçaren Enda Keny në krye të ekzekutivit.

“Nëse dikush si unë, i një race të përzier dhe me të gjitha gjërat tjera që formojnë karakterin tim, mund të bëhet Kryeministër, atëherë mendoj që kjo përçon një mesazh të qartë te secili i ri që nuk ka zyrë apo punë të cilën nuk mund ta arrini”, tha Varadkar, i cili e kishte pranuar publikisht orientimin e tij seksual më 2015.
Përveç si Kryeministri i parë homoseksual, Leo Varadkar do të jetë edhe personi më i ri në historinë e shtetit që merr këtë post, në moshën 38 vjeçare.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?