Zgjedhjet austriake: Kush është Sebastian Kurz, udhëheqësi më i ri i Europës?
Udhëheqësi i OVP ka të ngjarë të jetë Kancelari i ardhshëm
Sebastian Kurz është kreu i Partisë Popullore Austriake, ose OVP, e cila ka fituar zgjedhjet legjislative austriake. Vetëm 31-vjeç, ai ka të ngjarë të jetë kancelari i ardhshëm i vendit, duke e bërë atë jo vetëm udhëheqësin më të ri që ka pasur Austri, por udhëheqësi më i ri botëror.
Kurz ka lindur dhe ende jeton në Vjenë; ai ka qenë ministër i jashtëm i Austrisë që nga viti 2013, më i riu në Europë në moshën 27-vjeçare. Ai ka studiuar në Universitetin e Vjenës dhe gjithashtu ka përfunduar shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Deputeti konservator, i cili ka bartur partinë e tij të djathtë, do të duhet të bëjë një marrëveshje me socialdemokratët për të fituar pushtetin në bisedimet e koalicionit, sepse ai nuk ka një shumicë të përgjithshme në parlament.
Ai ishte më parë anëtar i këshillit të qytetit të Vjenës, ku u përqendrua në pensionet dhe drejtësinë ndërgjenerale. z.Kurz nuk është i martuar dhe është në lidhje me Susanne Thier, e cila punon në ministrinë e financave të Austrisë, të cilën e takoi në moshën 18-vjeçare.
Ai ka gjetur ndikim ndërkombëtar duke kryesuar grupin e ministrave të jashtëm konservatorë të Partisë Popullore Europiane në nivel të Këshillit të Europës.
OVP ka dalë disi më mirë në sondazhet që kur z. Kurz mori përsipër të jetë në garë, duke parakaluar FPO e ekstremit të djathtë dhe doli në krye të zgjedhjeve të së dielës. Vetëm koha do të tregojë nëse ky është një muaj mjalti ose romancë afatgjatë.
Burimi: The Independent/Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

