Zgjedhjet, Biden: Rezultatin final e vendos veç populli amerikan

Kandidati për president, Joe Biden thotë se rezultatin final të zgjedhjeve e vendos veç populli amerikan.

“Ne jemi duke vendosur mbrojtje për zgjedhjet. Donald Trump nuk vendos për rezultatin zgjedhor. Rezultatin final të zgjedhjeve në SHBA e vendos vetëm populli amerikan”, shkruan Biden.

Ky reagim ka ardhur pasi Donald Trump më herët ka deklaruar se “zgjedhjet janë të vjedhura”. Ndërsa, po ashtu stafi i presidentit në detyrë ka kërkuar rinumërim të votave në Wisconsin.

SHKARKO APP