FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet e Katalonjës: Puigdemont bën thirrje për bisedime me Spanjën

Kreu separatist i rrëzuar i Katalonjës, Carles Puigdemont, ka bërë thirrje për bisedime të reja me Spanjën pas zgjedhjeve të parakohshme rajonale.

Ai tha se dëshironte që diskutimet të zhvilloheshin në Bruksel, ku ai jeton në mërgim të vetëshpallur. Ai më parë deklaroi se shteti spanjoll ishte mundur, pasi partitë separatiste ende mbajnë një pakicë të pakët.

Qeveria spanjolle po takohet për të diskutuar hapat e saj të ardhshëm. “Tani është koha për dialog,” tha z. Puigdemont, duke folur nga Belgjika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është e paqartë  akoma se kujt do t’i jepet e drejta për të formuar një qeveri. Kryeministri Mariano Rajoy kishte shpresuar se sondazhi do të rivendoste stabilitetin por në vend të kësaj, trazirat politike të Spanjës duket se do të vazhdojnë. Partia Konservatore Popullore e  Z. Rajoy regjistroi rezultatin e saj më të keq ndonjëherë në votimin e 21 dhjetorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, partia Qytetarët, e cila dëshiron që Katalonia të mbetet pjesë gjysmë autonome e Spanjës, është partia më e madhe e rajonit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?