Zgjedhjet e së dielës në Francë, ISIS thirrje për vrasjen e kandidatëve Le Pen e Macron

Kur na ndajnë vetëm një ditë nga mbajtja e raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, ISIS u ka bërë thirrje ekstremistëve islamikë të vrasin kandidatët për presidentë Marine Le Pen dhe Emmanuel Macron.

Përmes një artikulli në revistën propagandistike ‘Rumiyah’ ISIS kërkon të vriten dy kandidatët dhe të digjen qendrat e votimit, raporton “Daily Mail”.

“Mos harroni detyrën tuaj si myslimanë. Zgjidhni një kandidat, vriteni dhe vërini zjarrin qendrave të votimit”, shkruan revista “Rumiyah”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, Macron ka fituar 23.75 përqind të votave, ndërsa Le Pen 21.53 përqind.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas sondazheve Marine Le Pen nuk pritet të ketë një rezultat të mirë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, siç kishte në raundin e parë. Ajo u radhit e dyta, duke kapur raundin e dytë në garën për t’u zgjedhur presidente e Francës, por në ballafaqimin direkt me Emmanuel Macron, nuk pritet të dalë mirë. Të gjitha partitë politike në Francë kanë bërë thirrje që të votohet kandidati pro-evropian, Macron.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?